MAGAZINË /

Reshje shiu të herëpashershme dhe stuhi dëbore në disa zona, si parashikohet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 27 nëntor.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu të herëpashershme dhe stuhi dëbore në disa zona,

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Reshje e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe hera-herës stuhi dëbore.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forcës 3-4 ballë. Versus.al

Poll