MAGAZINË /

Rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere në gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 25 mars.

Shkruar nga Versus

Rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere në gjithë vendin, si

Parashikohet rënie e vlerave barike, duke sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend. Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.

Në zonat e thella malore do të ri-shfaqet sërish dëbora. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë sërisht e fortë me shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi jugor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: