Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel foli pas duelit ndaj Shqipërisë, ku nuk i kurseu elozhet ndaj kuqezinjve.
Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:
“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, siç e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.
Jam shumë krenar për rekordin, e zero golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundësitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, u shpreh Tuhel.
