MAGAZINË /

“Të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, batuta që “shkriu” Monika Kryemadhin: Do Zoti...

Shkruar nga Versus

“Të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”,

Mbrëmjen e djeshme moderatorja Alketa Vejsiu zëvendësoi Arbër Hajdarin si opinioniste në Big Brother VIP Albania ku pati diskutime të ndryshme. Teksa një moment, një prej diskutimeve ishte rreth burrave të martuar të cilët përveç bashkëshortes mund të kryejnë tradhti.

“Të gjithë burrat dashnoreve iu këndojnë”- u shpreh opinionistja Monika Kryemadhi, deklaratë që u kundërshtua nga Ledion Liço.

Pas disa batutave për termin ‘dashnore’, Kryemadhi vijoi më tej duke u shprehur: Mendoj se vetëm Ilir Vrenozi vdes për gruan e tij.

Kjo fjali u pasua nga Ledioni, i cili tha “Unë mendoj që të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, referuar këtu ish-presidentit Ilir Meta ose ish-bashkëshortit të Monika Kryemadhit.

Kryemadhi shpërtheu në të qeshura ndërsa tha “Do Zoti”.

Ish-çifti i politikanëve, prindër të tre fëmijëve, u martuan në vitin 1998 dhe i dhanë fund martesës në vitin 2024 ndërkohë që kishte nisur përballja me SPAK-un për dosjen në ngarkim të tyre. Versus.al

Poll