MAGAZINË /

Temperatura deri në 36 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit, 21 qershor.

Shkruar nga Versus

Temperatura deri në 36 gradë celcius, parashikimi i motit për sot
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë celcius në Elbasan, Berat, Fier e Gjirokastër. 

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë. Versus.al

Poll