MAGAZINË /

U hoqën nga drejtimi i emisionit pas sherrit mes tyre, kush e shoqëron Blendi Salajn në 'Wake up'! Reagimi provokues i moderatores pas largimit!

Edhe pse në puntatën e djeshme vajzat u përpoqën të mohonin këto thashetheme, drejtuesit e televizionit vendosën largimin e tyre nga puna. Pas largimit nga emisioni, Enxhi Nasufi reagoi në rrjetet sociale me një foto provokuese, ku shfaqet me nënën e saj dhe qenin, duke nxjerrë gjuhën dhe duke provokuar me gishtin e mesit.

Shkruar nga Versus

U hoqën nga drejtimi i emisionit pas sherrit mes tyre, kush e shoqëron

Tashmë është bërë zyrtare: Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj janë larguar nga emisioni i mëngjesit në Top Channel, pas lajmeve për konflikte të vazhdueshme mes tyre, që dyshohet se kishin degjeneruar edhe në përplasje fizike.

Edhe pse në puntatën e djeshme vajzat u përpoqën të mohonin këto thashetheme, drejtuesit e televizionit vendosën largimin e tyre nga puna.

Gjatë ditës së sotme, moderatori Blendi Salaj u shfaq në shoqërinë e ish-banores së Big Brother, Heidi Baci, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ajo do të jetë zgjedhja përfundimtare që do ta shoqërojë në vijim të programit. Në nisje të puntatës, Salaj deklaroi:

“Është dita e martë, 18 Nëntor. Dua t’ju them që programi vjen i ridimensionuar, me një format të ri, ku më shoqërojnë disa shokë dhe shoqe. Por misioni mbetet i njëjtë, le të përshëndesim Heidi Bacin.”

Tensionet mes Nasufit dhe Muçajt dukeshin qartë edhe gjatë transmetimit, dhe publiku vuri re menjëherë ftohtësinë mes tyre që reflektohej edhe në ekran.

Bashkëmoderatori Salaj u gjend në një pozicion të vështirë, duke u përpjekur të ruante ekuilibrin profesional dhe të shmangte përplasjet live, ndërkohë që vendimi për largimin e tyre duket të jetë i pakthyeshëm.

Pas largimit nga emisioni, Enxhi Nasufi reagoi në rrjetet sociale me një foto provokuese, ku shfaqet me nënën e saj dhe qenin, duke nxjerrë gjuhën dhe duke provokuar me gishtin e mesit.

Moderatorja, e cila herë pas here shfaqet edhe si këngëtare, duket se nuk kursehet për të shprehur qëndrimin e saj, pavarësisht situatës./Versus.al

U hoqën nga drejtimi i emisionit pas sherrit mes tyre, kush e shoqëron
Postimi i Enxhi Nasufit

 

Poll