MAGAZINË /

Qëndroi për 24 orë, këngëtari i njohur largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Shkak për largimin është bërë fatkeqësia e ndodhur një ditë para se të hynte në BBVIP Kosova, kur i kishte ndërruar jetë kushëriri i tij.

Shkruar nga Versus

Qëndroi për 24 orë, këngëtari i njohur largohet nga

Këngëtari Mentor Haziri u largua nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” pas qëndrimit të shkurtër prej rreth 24 orësh.

Arsyet e largimit të tij janë personale. Në njoftimin e bërë para banorëve, ai u shpreh se një ditë para se të hynte kishte humbur një familjar, dhe kjo ngjarje e ka goditur emocionalisht duke e bërë që t'i mbetej mendja aty. 

“Siç e dini, kam humbur djalin e dajës, dhe e kam varrosur një ditë para se të vija këtu. Kam mendu që do ta kaloj, e kam mbajt fjalën dhe besën, kam ardh, sepse kështu meriton një produksion i tillë. Mendova që do të ia dal, por nuk munda”, sqaroi Haziri.

Banorët e shtëpisë e përshëndetën dhe ngushëlluan. Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Mentori shkruante me dhimbje të madhe për humbjen e parakohshme:

​”Kushtrimi, djali i dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisor me një kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetin tonë artistik. Një djalë që na donte të gjithëve e që priste me ardhë me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë, Kusho!”. Versus.al

Poll