MAGAZINË /

Vendi që ndalon alkoolin në drekë, turistët që shkelin rregullin rrezikojnë gjobë 270 euro

Qeveria ka forcuar ndalimin e shitjes dhe konsumimit të alkoolit në orët e pasdites. Turistët që porosisin pije mes orës 14:00 dhe 17:00 mund të gjobiten deri në 10,000 bahtë (rreth 270 euro).

Shkruar nga Versus

Vendi që ndalon alkoolin në drekë, turistët që shkelin
E pabesueshme, por e vërtete! Tajlanda ka ashpërsuar ligjin për ndalimin e alkoolit gjatë orëve të pasdrekës, një rregull që është në fuqi që nga viti 1972, por që tani do të zbatohet me më shumë rreptësi.

Sipas njoftimit të autoriteteve, nga sot çdo person që porosit ose konsumon alkool midis orës 14:00 dhe 17:00, në bare apo restorante, rrezikon një gjobë prej 10,000 bahtësh (rreth 270 euro).

Ndryshe nga më parë, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi shitësin, por edhe mbi konsumatorin, duke e bërë çdo turist të ndëshkueshëm nëse shkel ndalimin.

Rregulli që tani prek edhe baret e restorantet

Ligji që ndalon shitjen e alkoolit gjatë pasdites ekziston prej më shumë se pesë dekadash, por deri më sot zbatohej kryesisht në supermarkete dhe dyqane.
Me ndryshimet e reja, ndalimi shtrihet edhe në bare, kafene dhe restorante, të cilat deri tani gjenin mënyra për ta anashkaluar rregullin.

Vendi që ndalon alkoolin në drekë, turistët që shkelin

Përjashtime do të ketë vetëm për hotelet, aeroportet dhe vendet e argëtimit të licencuara, ku shërbimi i alkoolit do të lejohet normalisht.

Frika e bizneseve vendase

Restorantet dhe pronarët e bareve në Tajlandë kanë shprehur shqetësim se masa mund të ndikojë negativisht në turizëm, një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Deri më tani, shitja e alkoolit ishte rregulluar në mënyrë të kufizuar, dhe turistët ishin mësuar ta porosisnin lirisht gjatë gjithë ditës.
“Ky ndryshim mund të ulë ndjeshëm numrin e klientëve në orët e pasdites,” – paralajmërojnë përfaqësues të bizneseve lokale.


Një nga vendimet e para të qeverisë së re

Ky vendim është një nga masat e para të qeverisë së re të kryeministrit Anutin Charnvirakul, një magnat konservator i pasurive të paluajtshme, i cili mori pushtetin në shtator 2025.

Qeveria e tij ka premtuar forcimin e disiplinës publike dhe respektimin e normave tradicionale budiste, duke e cilësuar kontrollin mbi alkoolin si “një hap drejt ruajtjes së moralit dhe rendit publik”.

Autoritetet paralajmërojnë turistët që të informohen mbi rregullat përpara udhëtimit në Tajlandë, pasi shkeljet nuk do të tolerohen, pavarësisht kombësisë apo statusit të vizitorit./ VERSUS

Poll