
Një sukses i vërtetë është ai i arritur nga Norvegjia në këtë kompeticion të Kupës së Botës 2026 ku morën pjesë pas më shumë se 20 vitesh mungesë.
Shpejt ata u bënë një ndër skuadrat më të pëlqyera në SHBA edhe për energjinë “vikinge” që tifozët e sollën në qendër të vëmendjes në stadiume dhe kudo që shkonin. Pavarësisht se nuk arritën të kualifikoheshin për në gjysmëfinale, pritja që u është bërë gjatë kthimit në Norvegji, ka qenë madhështore.
Lojtarët kanë fituar zemrat e gjithë kombit të tyre që mbushi rrugët e Norvegjisë. Princi i Kurorës, Haakon i Norvegjisë udhëhoqi turmën e tifozëve dhe lojtarët në festimin e tyre ikonik të “Rreshtit Viking”.
Më pas lojtarët e ekipit kombëtar parakaluan nëpër Oslo me një autobus të hapur nga Pallati Mbretëror në Bashkinë e qytetit teksa njerëzit kishin mbushur rrugët për të festuar arritjen historike të Norvegjisë me mposhtjen e Brazilit dhe kualifikimin për në çerekfinalet e Botërorit. Versus.al

