Në arenen “Wembley” të Londrës u zhvillua përballja gjigande e boksit për peshat e rënda. Daniel Dubois mbetet kampioni në fuqi i titullit IBF, duke mposhtur me Knock Out një emër si Anthony Joshua. Raundi i parë u dominua bindshëm nga Dubois, i cili i dhuroi Joshuas një goditje të fuqishme me të djathtën, e cila e tronditi. Goditja ishte aq e fortë sa që Joshua ra në gjunj, por fatmirësisht për të përfundoi koha e raundit dhe kështu i shpëtoi më të keqes.
Dubois mori një avantazh që në fillim të kësaj sfide dhe Joshua u mundua që të rikuperohej nga raundi i parë, por në fakt Dubois i dhuroi atij një goditje tjetër kësaj radhe me të majtën.
E njëjta ndodhi edhe në raundin e katërt dhe të pestë, por kësaj radhe Joshua nuk ia doli që të marrë veten pas goditjes së fuqishme që i dha Dubois nën mjekër duke detyruar gjyqtarin që t’i jepte fund duelit.
Anthony Joshua ka perjetuar humbjen me te rende ne karriere. Vlerësohej favorit i madh, por u shkatërrua plotësisht nga Daniel Dubois.
Raportohet se Dubois ka arkëtuar katër milionë euro, por kjo mund të rritet deri mbi 10 milionë euro në varësi të shitjeve nga shikimet (pay-per-view).
Ky do të ishte fitimi i tij më i madh deri më sot pasi mori afër dy milionë në gusht 2023 pas humbjes nga Oleksandr Uysk.
Ndërkohë, raportohet se Joshua përkundër humbjes, do të marrë në shtëpi 7 milionë euro, por kjo vlerë mund të rritet deri në 30 milionë euro varësisht se sa do të shikohet ky duel.







