
Vlorë- Në javën e 10-të të Kategorisë Superiore, këtë të hënë janë luajtur ndeshjet Flamurtari Elbasani dhe Dinamo-Teuta të cilat u shtynë pasi ditën e djeshme u mbajtën homazhet në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano i cili u nda nga jeta.
Momente tensioni janë shënuar në stadiumin e Flamurtarit. Edhe pse ndeshja deri në ato momente ishte në barazimin e baradhë 0-0 ka patur një tension që të paktën për momentin është ende i paqartë. Në grupimin e tifozëve të tribunës arshi veç tymueseve filloi edhe një sherr masiv për të cilin u desh ndërhyrja e policisë për ta qetësuar situatën. Versus.al
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       