MAGAZINË /

VIDEO/ Moment prekës në Champions League, sulmuesi shpërthen në lot pas gjestit të tifozëve

Homazhet për nënën e tij të ndjerë e prekën sulmuesi i cili falenderoi tifozët para nisjes së ndeshjes.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Moment prekës në Champions League, sulmuesi shpërthen

Ylli i skuadrës së Galatasarayt, Victor Osimhen, nuk arriti t’i mbajë lotët para fillimit të ndeshjes së madhe ndaj Liverpool në kuadër të 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Para nisjes së takimit në stadiumin RAMS Park, tifozët e skuadrës turke kishin përgatitur një koreografi të veçantë për sulmuesin nigerian, i cili është një nga figurat më të dashura për publikun verdhekuq.

Në tribunë u shfaq një banderolë e madhe me mesazhin: “Ne jemi një familje dhe familja është gjithçka”, ndërsa imazhi i Osimhen me fëmijët e tij dhe nënën më lartë që ia ka ndërruar jetë, dominonte koreografinë.

Momenti emocionues preku thellë sulmuesin, i cili u pa duke fshirë lotët. Menjëherë pas kësaj, Osimhen iu afrua tribunës ku ishte shpalosur koreografia dhe i përshëndeti tifozët me duartrokitje, duke falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Emocioni i tij u shndërrua shpejt edhe në ndikim në fushë. Sulmuesi nigerian asistoi për Mario Lemina, i cili shënoi golin që kaloi në epërsi Galatasarayn ndaj Liverpoolit në këtë përballje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

 

Poll