MAGAZINË /

VIDEO/ Rikthehet Joz Marku! Pse fansat mendojnë se kënga e tij e re është diss për Gjestin

Vetëm pak orë më parë, Jozi ndau një video në Instagram ku shfaqet duke punuar në studion muzikore.an

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Rikthehet Joz Marku! Pse fansat mendojnë se kënga e tij e re
Jozefin Marku/ Gjesti

Joz Marku është rikthyer në vëmendjen e publikut dhe mediave rozë pas një incidenti të bujshëm gjatë daljes së tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, ku goditi me shuplakë Gjestin.

Ky veprim krijoi menjëherë debat të fortë në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që e dënuan, por edhe me një pjesë të mirë që e mbështetën, duke bërë që ai të fitojë mbi 40 mijë ndjekës të rinj në Instagram në pak orë.

Pas incidentit, Jozi u shoqërua në komisariat nga policia, por u lirua pak orë më vonë. Prej asaj kohe, ai nuk ka dhënë asnjë intervistë publike dhe nuk ka komentuar për ngjarjen, duke lënë shumë pikëpyetje të hapura.

Ndërkohë, ai duket se po e lë pas këtë periudhë dhe është përqendruar në muzikë. Vetëm pak orë më parë, Jozi ndau një video në Instagram ku shfaqet duke punuar në studion muzikore.

Fansat kanë filluar menjëherë të aludojnë se kënga mund të jetë një “diss” për Gjestin, bazuar në atmosferën dhe kohën e publikimit — pak ditë pas ngjarjes së bujshme.

A është kjo mënyra e Jozit për t’u shprehur pas incidentit apo thjesht një rikthim muzikor? Mbetet për t’u parë me publikimin e plotë të këngës.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: