Pas fitores në “Big Brother VIP Albania 4”, këngëtari Gjesti ka zgjedhur t’i qëndrojë larg ekranit dhe të fokusohet te muzika, duke zhvilluar koncerte në Tiranë, Kosovë dhe në diasporë ku ka komunitete shqiptare.
Së fundmi, një video e publikuar në rrjetet sociale ka treguar se në Pejë po ndërtohet shtëpia e re e Gjestit. Pamjet kanë marrë komente pozitive nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar për faktin që po investon në banesën ku jetojnë prindërit e tij, motra dhe vëllai.
Gjesti, në rrëfimet e tij, ka treguar se është rritur në kushte të vështira ekonomike dhe se ka pasur momente kur nuk kishte as dy euro në xhep për të blerë ushqim. Sot, ai duket i vendosur të ndryshojë jo vetëm jetën e tij, por edhe atë të familjes që e mbështeti në çdo hap.







