
Familjarët e shkrimtares Mimoza Ahmeti kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale pas situatave që poetja ka kaluar së fundmi, duke shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mënyrën se si po trajtohet.
Në reagimin e gjatë shkruhet se ndaj saj po përdoret gjuhë fyese dhe sjellje që cenojnë dinjitetin e një gruaje dhe nëne. Sipas familjarëve, komentet dhe ofendimet e disa prej konkurrentëve kanë kaluar kufijtë e etikës dhe gjuha e përdorur është banale.

Mes të tjerash shprehin edhe zhgënjim ndaj produksionit lidhur me mënyrën sesi ka zgjedhur të trajtojë situatën pa ndërmarrë veprime konkrete. Versus.al


