Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta në moshën 40 vjeçare në Gjermani. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak në gjumë.
Lajmi i trishtë u konfirmua nga familjarët e gazetarit, i cili sot, ndryshe nga herët e tjera, nuk po përgjigjej më në telefon.
Lapardhaja lë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik. Ai shquhej për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike. Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai mësohet se festoi ditëlindjen e tij. Versus.al

