POLITIKË /

"1.6 milionë shqiptarë të larguar", Alimehmeti: Rama shpopulloi vendin, vjedhjet e tij lanë shkollat pa nxënës

Sipas Alimehmetit nuk ka akuzë më të madhe për një qeveri sesa shpopullimi i vendit.

Shkruar nga Versus

"1.6 milionë shqiptarë të larguar", Alimehmeti: Rama

Ilir Alimehmeti, njëri prej kandidatëve më të votuar të PD në Tiranë ishte i pranishëm në protestën e sotme kombëtare të thirrur para kryeministrisë ku kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës.

Alimehmeti akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor për shpopullimin e vendit dhe degradimin e institucioneve. Sipas tij, vjedhjet e qeverisë nuk janë thjesht numra, por ndikojnë konkretisht duke lënë shkollat pa nxënës, spitalet pa mjekë e ilaçe si dhe ekonominë pa të ardhme.

“Është fakt që mbi 1.6 milionë shqiptarë sot janë jashtë Shqipërisë. Është fakt që një ndër 5 shqiptarë në Shqipëri sot mendon të largohet. E gjithë kjo për shkak të politikave që ndjek Edi Rama dhe rilindja. Politika që bazohen në shpopullim dhe abuzim të pasurive publike. Kujdes, këto abuzime në lekë nuk janë thjesht abuzime në numra, por që çojnë në shkolla pa nxënës, spitale pa mjekë e ilaçe, pronarë pa prona, ekonomi pa të ardhme. Për të gjitha këto ka një emër, një përgjegjës dhe ky është Edi Rama. Një orë e më parë duhet t’I themi këtij njeriu që kishte pushtet absolut për 13 vite që nuk ka kush i ha dardha pas shpine kur ke të gjithë pushtetin në duar”- u shpreh Alimehmeti ndër të tjera duke u bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë për të rikthyer vlerat në shoqërinë shqiptare. Versus.al

 

Poll