POLITIKË /

19 vite pjesë e LSI, Braimllari: Do i bashkohem PS në këto zgjedhje nëse gjej hapësirën që kërkoj

Braimllari është shprehur se nuk ka oferta por duke qenë se është i majtë ka dëshirë ti bashkohet kësaj force politike.

Shkruar nga Versus
19 vite pjesë e LSI, Braimllari: Do i bashkohem PS në këto
Endrit Braimllari

Ish-kreu i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari i larguar pak kohë më parë nga Partia e Lirisë i drejtuar nga Ilir Meta është shprehur se do t’i bashkohet Partisë Socialiste nëse ai gjen hapësirën që kërkon.

Braimllari është shprehur se nuk ka oferta por duke qenë se është i majtë ka dëshirë ti bashkohet kësaj force politike.

'Nuk kam kontaktet me PS. Po them dëshirën time. Unë jam i majtë angazhimi im patjetër do të jetë PS por nëse krijohen hapësira. Nuk e kam problem ta nis nga fillimi. Nuk ka rëndësi ku është emri Endrit Brahimllarit për të dhënë kontributin tim. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të doja të jepja angazhimin tim në PS. Nuk e kam problem ta nis aty ku e nisa prej 19 vitesh, duke nisur nga pallati, lagjja, nëse krijohet hapësira. E kam të qartë këtë. ’ është shprehur Braimllari për Reporet.TV

Në tetor të vitit të kaluar, Endrit Braimllari njoftoi largimin e tij si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë, në këshillin bashkiak të Tiranës. Ai shkroi se ky vendim ka ardhur si pasojë e përplasjeve në Partinë e Lirisë dhe përjashtimin e tij nga kjo forcë politike.

“Të nderuar,

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e mbajtur më datë 1 Tetor 2024, është marrë vendimi mbi përjashtimin tim nga kjo strukturë politike. Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë. Njëkohësisht, pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë. Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës.’ shkruante Braimllari në letrën e drejtuar kreut të këshillit bashkiak të Tiranës, Romina Kuko.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: