
Ndërmarrja “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” i ka drejtuar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ta informuar se Partia Social Demokrate e Tom Doshit që mori 3 mandate në zgjedhje, rezulton të jetë debitore në vlerën 336,819.4 Lekë të rinj.
Njoftimi i është bërë KQZ-së me shpresën se institucioni do ta nxisë PSD-në e Tom Doshit për të shlyer faturën e cila rezulton të jetë e papaguar deri më 21 gusht.
Në shkresë është vendosur edhe një ultimatum duke theksuar se nëse subjekti politik nuk paguan borxhet e faturave të ujit brenda 30 ditëve, atëherë do t’u ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm. Versus.al







