
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij në foltoren e radhës para kryeministrisë ku akuzoi kryeministrin Edi Rama si shkaktarin për gjendjen ku ndodhet vendi.
Ai ngriti pyetjen lidhur me dëshpërblimet që ende nuk janë marrë nga 6 mijë familjet e përmbytura në Durrës, ndërsa theksoi gjithashtu se në këtë kohë krize, Shqipëria ka barrën fiskale më të shtrenjtë në botë.
“T’u pyes unë një gjë, a morën ndonjë dëmshpërblim sado të vogël 6 mijë familjet e Durrësit që u përmbytën vetëm pak javë më parë?Asgjë. Ata nuk marrin shpërblim kurse Gjushi me pantallona, kurse Sakoja rrit rrogën e vet. Mbledh këshillin dhe rrit rrogën se po marr pak pa shkuar në punë. Po vjedh duke fjetur. Miq, është një censurë e cila kërkon të vërë njerëzit në narkozë. Shikoni se çfarë ndodh këto kohë.
Këto kohë nafta nga bordi i tij ka arritur nivelet më të larta në botë, 220 lekë. Mashtruesi deklaron se po u rrit mbi këtë nivel, do të ulë me 8 lekë akcizën. Nuk është asgjë. Por problemi është se gjer në këtë nivel, rritja e TVSH-së është mbi 8 lekë dhe nuk kthen asnjë qindarkë.
Problemi është se ky njeri ka vendosur mbi litrin e naftës, barrën fiskale më të lartë në botë. Kush të dojë, të kërkojë në Google, vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në Europë, Shqipëria del. Vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në botë, Shqipëria del”- u shpreh Berisha duke shtuar “Pra, kemi të bëjmë me një njeri që nuk ka turp, që nuk ka ndjenja, që ka korruptuar gjer në palcë veçanërisht mediat shqiptare, të cilat shpërndajnë në linjat e tyre mashtrime, trillime 24 orë mbi 24 orë”. Versus.al

