POLITIKË /

7.6 mln dollarë për Lacivitën dhe kontratën e lobimit, Kokalari-Berishës: Tallesh me popullin! Ti, Rama dhe Meta do jeni në burg

Sipas Kokalarit, shpenzime të tilla nuk bëhen as në garën për Kongresin Amerikan.

Shkruar nga Versus
7.6 mln dollarë për Lacivitën dhe kontratën e lobimit,
Sali Berisha, Evi Kokalari

Ditën e djeshme u publikuan të dhëna nga pagesat që Partia Demokratike ka bërë ndaj strategut të fushatës së saj, Christopher Lacivita. Ky i fundit mori plot 1.6 milionë euro rrogë për aq kohë sa ishte i angazhuar në drejtimin e fushatës së PD e cila doli shumë më dobët se në zgjedhjet parlamentare të 2021-it.

Mbi këto shifra ka reaguar edhe aktivistja republikane në SHBA, Evi Kokalari e cila dikur ishte krah Berishës për rithemelimin e PD-së. Kokalari mori si referencë shumën për Lacivita-n dhe kontratën lobuese prej 6 mln eurosh teksa ngriti pikëpyetje ndaj Berishës të cilin e quajti të korruptuar.

Aktivistja shkruan se shpenzime të tilla në fushatë nuk bëhen as në garat për Kongresin Amerikan. Sipas saj, Berisha mban peng prej vitesh opozitën dhe hiqet sikur nuk ka pasuri më shumë se një apartament.

Postimi i plotë i saj:

Sali Berisha $1.6 million to Lacivita & Manafort + $6 million to Rubio's former chief of staff =$7.6 million!! And ëe are supposed to believe that you're not corrupted? (Sali Berisha 1.6 milionë dollarë për Lacivitën dhe Manafort + 6 milionë dollarë për ish-shefin e kabinetit të Rubios = 7.6 milionë dollarë!! Dhe supozohet të besojmë se nuk je i korruptuar?).

Ky lloj leku është shumë dhe për kandidatët që i futen garave kongresionale në SHBA, psh Lacivita drejton një MAGA PAC që mblodhi $2 million për të luftuar një kongresman në Kentaki, Thomas Massie, i cili është Republikan por voton gjithnjë kundër Trump. Dhe këto fonde u ngritën sepse Trump mori në telefon donatorët që janë miqtë të tij dhe miliarderë, po ti...ti mjeku i thjeshtë i regjimit komunist, ti që ke 34 vjet që mban peng opozitën, ti që s'të dridhet qerpiku kur thua se nga një apartament i vogël kalove tek një me 50m2 më tepër, dhe kaq është pasuria jote (fakiri ti), dhe harron të thuash se në po të njëjtën shkallë pallati, familja ka dhe katër apartamente të tjera....ti vet paguan $7.6 Million dhe s'të dridhet dora.

Të them të drejtën më shumë më dhimbsen ata që të rrinin për ditë tek 'Rruga e Shpresës' duke luftuar 'padrejtësinë e arrestimit tënd shtëpiak nga SPAKu, sepse vetëm i korruptuar, ti nuk je.

Dhe ke pafytyrësinë t'i thuash SPAK organizatë kriminale?!!!

Ti vazhdon tallesh masivisht me këtë popull dhe s'kupton që dhe ti, dhe Meta, dhe Rama në burg do ti mbyllni ditët tuaja.

MAKE NO MISTAKE ABOUT IT! Versus.al

Poll