POLITIKË /

A do dorëhiqet Berisha, sipas statutit të PD? Jozefina Topalli ju përgjigjet gazetarëve

Pyetur nga gazetarët nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, siç parashikon statuti i PD në rast humbjeje, Topalli u përgjigj me diplomaci, pa e përmendur konkretisht emrin e liderit demokrat.

Shkruar nga Versus

A do dorëhiqet Berisha, sipas statutit të PD? Jozefina Topalli ju

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, ka reaguar për herë të parë pas rezultatit të zgjedhjeve, duke bërë thirrje për reflektim të matur dhe jo veprime të nxituara. Pyetur nga gazetarët nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, siç parashikon statuti i PD në rast humbjeje, Topalli u përgjigj me diplomaci, pa e përmendur konkretisht emrin e liderit demokrat.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve më kujton vitin 2001, kur ndodhi fenomeni i Durrësit, nga një zonë dolën 12 deputetë. Njerëzit atëherë ishin shumë të dëshpëruar. E rëndësishme është të mos marrësh vendime të nxituara në kohë kur je i mërzitur, si në jetë, ashtu edhe në politikë,” deklaroi ajo.

E pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë për respektimin e nenit statutor që kërkon dorëheqjen e kryetarit në rast humbjeje, Topalli tha:

“Përpara se të bënit këtë pyetje, ju thashë një gjë. Në momente të vështira mërzie, vendimet duhet t’i lësh për më vonë, kur të jesh më i qetë që të mos gabosh.” /Versus.al/

Poll