POLITIKË /

A do të lërë mandatin për Metën? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

Kandidati i Partisë së Lirisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Tedi Blushi, i cili ka siguruar një mandat deputeti në Tiranë nga listat e mbyllura në zgjedhjet e 11 majit, ka refuzuar të japë një përgjigje të qartë lidhur me pyetjen nëse do të heqë dorë nga mandati.

Shkruar nga Versus
A do të lërë mandatin për Metën? Ja si përgjigjet
Tedi Blushi

Kandidati i Partisë së Lirisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Tedi Blushi, i cili ka siguruar një mandat deputeti në Tiranë nga listat e mbyllura në zgjedhjet e 11 majit, ka refuzuar të japë një përgjigje të qartë lidhur me pyetjen nëse do të heqë dorë nga mandati.

Gjatë protestës së opozitës të mbajtur më 16 maj, e thirrur nga Partia Demokratike kundër rezultatit të zgjedhjeve, Blushi u pyet nga gazetarët nëse do të lërë vendin bosh për t’i hapur rrugë ligjore kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, aktualisht në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 me urdhër të SPAK dhe GJKKO-së.

Blushi zgjodhi të mos komentojë për këtë çështje, duke u përgjigjur:

“Nuk kam asnjë koment tjetër vecse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir metës. Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës”, tha Blushi.

Sipas Kodit Zgjedhor, e vetmja mënyrë që Meta të mund të marrë mandatin e deputetit është që dikush nga kandidatët fitues të dorëhiqet, duke i liruar vendin në listë. Deri më tani, Blushi nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse do të ndërmarrë një hap të tillë./Versus.al

Poll