POLITIKË /

A do ketë ndryshim mandatesh? Përfundon rinumërimi në Durrës

Pasditen e sotme, ky proces u mbyll pa sjellë asnjë ndryshim në ndarjen e mandateve mes subjekteve politike, as te kandidatët individualë.

Shkruar nga Versus

 

A do ketë ndryshim mandatesh? Përfundon rinumërimi në

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Durrësit.

Pasditen e sotme, ky proces u mbyll pa sjellë asnjë ndryshim në ndarjen e mandateve mes subjekteve politike, as te kandidatët individualë. Sipas të dhënave zyrtare, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste 5 vota – një diferencë e papërfillshme që nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar.

Aktualisht, po finalizohet hedhja në sistem e procesverbaleve të fundit.

Ndryshe nga qarku i Fierit, ku një mandat kaloi brenda radhëve të Partisë Socialiste, në Durrës nuk pati lëvizje të tilla. Megjithatë, pati pretendime nga kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, i cili humbi mandatin për afro 1 mijë vota përballë kandidatit të PS-së, Arjan Ndoj, ish-prokuror. /Versus.al

Poll