
Ditën e sotme në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë një seancë plenare për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Kërkesën për mbledhjen e kuvendit e kanë bërë socialistët.
Një ditë më parë qeveria miratoi marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes që do të ketë si funksion kryesor rindërtimin e Gazës. Sipas kryeministrit Edi Rama, Shqipëria nuk do të ketë detyrime financiare në këtë fazë. Të vetmet kosto do të jenë kontributet vullnetare për organizatën të cilat do të përcaktohen më tej.
Nga ana tjetër deputetët e PD kanë njoftuar se do të votojnë pro për të shprehur mbështetjen ndaj angazhimit të presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale. Ndërkohë analistë të shumtë po e shohin Bordin e Paqes si një lloj zëvendësimi për OKB-në. Në këtë bord janë ftuar dhjetëra shtete, madje edhe Rusia e Bjellorusia. Versus.al

