
Kreu i Nismës 'Shqipëria Bëhet' Adriatik Lapaj ka dërguar një shkresë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashit të respektojë dorëheqjet e kandidatëve nga lista e mbyllur.
Në dokumentin e dorëzuar këtë të enjte theksohet se dorëheqja është bërë nga kandidimi, dhe për këtë arsye kandidatët në listën e mbyllur kanë humbur të drejtën për të marrë mandat.
Shkresa përfundon me kërkesën që mandati të i kalojë Adriatik Lapajt, i renditur i pari me numrin më të lartë të votave në listën e hapur të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’.
/Versus.al







