POLITIKË /

Adriatik Lapaj nuk i ndahet kryeministrisë, shkon sërish me karrige në dorë

Shkruar nga Versus

Adriatik Lapaj nuk i ndahet kryeministrisë, shkon sërish me karrige

Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është rikthyer sërish tek kryeministria me karrigen në dorë për të protestuar.

Pas përplasjes mbrëmjen e kaluar me policinë që hoqi çadrën, Lapaj u dëmtua lehtë nga një ngrohëse me gaz e cila e goditi në kokë. Pas mjekimit në spital, Lapaj i është rikthyer sërish sheshit para kryeministrisë, një protestë që ka disa ditë që zgjat.

“Po vete sërish tek kryeministria, sigurisht filloi shiu, sot nuk kam çadër as plasmas. Më bën skanerin, jam mirë”, dëgjohet të thotë Lapaj./Versus.al

Poll