POLITIKË /

“AKSHI institucion krenarie”/ Kryeministri Rama për Karçanaj: Po sikur Mirlinda të jetë e pafajshme dhe jo një kriminele!

Kryeministri Edi Rama kritikon trajtimin e punonjësve në AKSHI, duke theksuar rëndësinë e prezumimit të pafajësisë dhe nevojën që shteti të garantojë lirinë dhe të drejtën e punës, ndërsa paralajmëron për efektet negative psikologjike të masave ndaj individëve nën hetim.

Shkruar nga Versus

“AKSHI institucion krenarie”/ Kryeministri Rama për

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama komentoi ashpër situatën në AKSHI, duke kritikuar trajtimin e inxhinierëve dhe stafit të institucionit.

Rama theksoi se një institucion i tillë, që ka marrë duartrokitje për punën e tij, nuk duhet të shndërrohet në një vend ku punonjësit mbyten psikologjikisht.

“Ky shtet nuk mund të lejojë që një institucion krenarie si AKSHI të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht vajza e djem që kanë punuar pa orar. Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe të hetohen deri në momentin që dalin të pafajshëm ose jo,” tha Rama.

Ai kritikon përdorimin e arrestimeve dhe masave ndaj individëve, duke shtuar se kjo mund të ndikojë në besimin dhe lirinë e punës në shtet:

“Po sikur drejtori i KESH, që prej muajsh është në arrest shtëpie, të jetë i pafajshëm, kush fitoi dhe kush humbi? Ka shumë të pafajshëm që kanë kaluar eksperienca traumatike në prokurorinë e pavarur.”

Rama paralajmëroi se shteti duhet të garantojë të drejtën e punës dhe lirinë e individëve, duke shmangur presionet dhe efektet negative psikologjike ndaj punonjësve që janë objekt hetimesh. Ai gjithashtu theksoi se disa punonjës, për shkak të traumës, nuk firmosin dokumente dhe kërkojnë ndihmë psikologjike.

Kryeministri Rama:

Nuk di të them se ky shtet nuk mund të jete vendi që një institucion krenarie si AKSHI, i cili është duartrokitur, të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierë dhe inxhiniere, vajza e djem që me në krye të drejtorit të atij institucioni kanë punuar pa orar. Meqë janë bërë të gjitha këto nuk mund të hetohet, jo përkundrazi që po.

Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe t’u jepet mundësia të hetohen deri në momentin që dalin të pafajshëm ose jo. Jo, një kriminele pjesë e një grupi të strukturuar si personazhi që ka krijuar për të arrestuar dhe masakruar tenxhere dhe tenxhere, dukeni vënë në kurriz vila dhe makina, ndërkohë që jeton në shtëpi me qira.

Çfarë fiton shteti, se këtu flasim për shtetin, si shteti garanton të gjithëve lirinë të drejtën e punës dhe të drejtën e marrjes së vendimeve, natyrisht garanton të gjithë, cilido vendimet e veta realizon qëllime të fshehta, nuk është i pandëshkueshëm. Po sikur drejtori i KESH, prej muajsh edhe ai në arrest shtëpie, të jetë i pafajshëm, kush fitoi dhe kush humbi në këtë mes. Po sikur e njëjta gjë të jetë e vërtetë edhe për të tjerët, për njerëz që janë në burgje dhe nuk i është bërë gjyqi.

Çfarë ndodhi sikur të jetë e vërtetë. Ka plot e përplot të pafajshëm që kanë kaluar eksperienca trauamtike në prokurorinë e pavarur, e ku janë sot, e dini ku janë, e kanë lënë punën në shtet ose vazhdojnë , por gëzojnë një status të vetë-fituar dhe vetë-pranuar, nuk firmosin asnjë copë letër, nga frika, disa kurohen nga psikologë.

Poll