POLITIKË /

Alarmi i ambasadës së SHBA për sulm iranian, PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë! Qeveria: S'ka rrezik

Shkruar nga Versus

Alarmi i ambasadës së SHBA për sulm iranian, PD kërkon

Pavarësisht interpelancës të parashikuar në rendin e ditës, vëmendjen në nisje të seancës së sotme plenare e mori alarmi i dhënë mbrëmjen e djeshme nga ambasada e SHBA në Tiranë e cila paralajmëroi se Shqipëria mund të jetë shënjestër e sulmeve nga grupe të lidhura me Iranin.

Opozita duke e cilësuara këtë si një paralajmërim serioz, kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa qeveria tha se nuk ka vend për t’u shqetësuar pasi Shqipëria nuk rrezikohet nga sulme të tilla aktualisht.

Demokratët kërkuan që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në seancë për  të dhënë llogari mbi masat e ndërmarra për garantimin e sigurisë së shqiptarëve duke ngritur gjithashtu pikëpyetje për koordinimin mes ambasadës së SHBA dhe mazhorancës e cila e konsideroi njoftimin “hamendësim”.

“Ne kërkojmë që Rama të paraqitet në seancë dhe të japë shpjegime për deputetët për 3 çështje, pse e cilësoi hamendësim paralajmërim e SHBA për synimet me vullnet të keq me Iranin, a ka koordinim mes partnerëve ndërkombëtare për çështjen dhe çfarë informacionesh ka shkëmbyer qeveria shqiptare me SHBA, a ka një vlerësim zyrtar të institucionet shqiptare për situatën e sigurisë në lidhje me çështjen e Iranit dhe çfarë masash parandaluese janë marrë dhe cilat janë strukturat e angazhuara në këtë çështje”, deklaroi Bardhi.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm me SHBA dhe NATO-n dhe se nuk ka arsye për të përhapur panik.

"Janë çështje që ministria e jashtme merren më mënyrë të posaçme, siguroj që ne i ndjekim me shumë vëmendje deklaratat e partnerëve tanë, jemi në kontakt me ata këtu dhe në Uashtington, jemi në kontakt me NATO-n. Dua të them vlerësimi që kemi sot, është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar", tha Hoxha.

Ndërsa më herët, për mediat foli edhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi i cili tha se i njëjti njoftim është shpërndarë edhe nga ambasadat e SHBA në vendet e tjera të Evropës. Versus.al

Poll