
Ilir Alimehemeti kërkoi sot nga të gjithë demokratët të bashkohen për të krijuar një Parti Demokratike më të fortë.
Ai kritikoi edhe qeverinë duke iu referuar skandaleve të zv.kryeministres Belinda Balluku, ai u shpreh se Rama duhet rrëzuar nga qeveria një orë e më parë.
"Mendoj që ju jeni të fortë, që në vitin e 13 të opozitës që vazhdoni mbani këtë krenari për të qenë kjo PD këtu.
Me një të rënë të lapsit Balluku merr 50 milionë euro për një tunel dhe ne fund të ditës nuk e dimë a është i sigurt, a është i kalueshëm apo jo. Si mund të jemi mirë para këtyre situatave. Kemi nevojë këtë regjim ta hedhim një orë e më parë.
Ky regjim heq të ardhmen e fëmijëve tanë. E djathta vendos Shqipërinë përpara partisë. Dhe ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme përmes PD.
Kjo është frymë për të bashkuar çdo lloj përpjekje, çdo lloj ideje, qoftë simpatizantë brenda apo jashtë Shqipërisë që t’i mbledhim këto ide për të bërë më të mirën e mundshme për të krijuar një PD sa më të fortë. Për të kuptuar dhe brenda strukturave si të përmirësohemi dhe si të çojmë mesazhin më mirë dhe jashtë strukturave", tha Alimehmeti.

