Ndërkohë që fliste për ndërkombëtarizimin e universiteteve të vendit, kryeministri Edi Rama pati një moment shpërqendrimi kur iu kërkoi dy prej pedagogëve të pranishëm që të kishin mendjen tek fjala e tij.
“Aman mor ju të dy si dy zogj për Zotin, gjithë kohës duke folur me njëri-tjetrin. O professor po leje mor zyshën se e mbytë për Zotin gjithë kohës”- tha Rama.
Ndërsa më tej vijoi të fliste për nevojën për të bërë më shumë sa i takon ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare dhe lidhjet me ato të huaja.
“Ndërkombëtarizimi ka filluar patjetër, por jemi larg. Nëse nuk e pranojmë se jemi larg, nuke cim dot shpejt përpara. Po nuk e pranove problemin, nuk e zgjidh dot kurrë. Ambicia jonë duhet të jetë shumë e madhe dhe pajtimi ynë me të shkuarën është thjesht një cështje me të cilën merremi kur nuk e bëjmë më këtë punë”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al







