
Ermal Yzeiraj, avokati i Erion Veliajt ka lexuar në seancën e Gjykatës Kushtetuese pretendimet e tij kundër vendimit të këshillit të ministrave për ta shkarkuar atë nga posti i kryebashkiakut.
Sipas Yzeirajt, këshilli bashkiak i Tiranës nuk ka vepruar duke u bazuar në ligj, por i motivuar politikisht. Një prej shkeljeve sipas avokatit ishte edhe mungesa e votimit të fshehtë.
“Nuk e kundërshton këtë dekret si votues, por në kuadër të garancive kushtetuese të nenit 115 të kushtetutës që kërkuesi gëzon si i zgjedhur vendor. Në rast se kryetari i bashkisë e ankimon në Kushtetuese brenda 15 ditësh, vendimi pezullohet dhe presidenti mund të caktojë të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjes vetëm në rast mos ushtrimi të të drejtës për ankim.
Këshilli bashkiak nuk ka vepruar mbi norma ligjore, por me anë të një veprimi të motivuar politikisht. Pavarësisht se nga një prej këshilltarëve bashkiakë opozitarë ishte propozuar që votimi të bëhej i fshehtë, kryetarja e këshillit bashkiak të bëhej i hapur. Nga procesverbali nuk evidentohet që kryetarja të ketë kërkuar nga këshilli bashkiak të votojnë për përzgjedhjen e mënyrës së votimit. Gjithçka më sipër është në kundërshtim me rregulloren e këshillit bashkiak”- u shpreh Yzeiraj. Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       

 
	                        
	                        
	                        
	                       