
Zv.kryeministrja e pezulluar, Belinda Balluku i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama 3 herë dorëheqjen. Këtë e tha vetë kryeministri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar duke bërë me dije se nuk e kishte pranuar këtë akt me arsyetimin se nuk mund të lejonte një pushtet tjetër të ndërhynte në territorin e ekzekutivit.
Rama tha se nëse do të vijohet me këtë logjikë, atëherë do të hapej një rrugë që do të dëmtonte kapacitetin e shumicës për të qeverisur.
“Të jemi të qartë bashkë, Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, i kam atje në dosje. Në të treja herët jam unë që e kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqje nën preisonin e një fuqie që ka dalë nga territori vetë dhe është futur në territorin e qeverisë, nuk ka. I jam falenderues për faktin se ka vazhduar ta marrë atë baltë në fytyrë deri kur të plotësohen kushtet dhe kur plotësohen kushtet nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi, as media as gjyqi popullor. Nëse do hynim në këtë logjikë atëherë do hynim në një rrugë historie që do dëmtonte seriozisht kapacitetin e qeverisë për të qeverisur. Kujt më tregon Gjermaninë apo Danimarkën i them këtë, jemi në kushte të ndryshme, në Shqipëri jemi në fazë revolucionare”- deklaroi Rama. Versus.al



