
Kryeministri Edi Rama tha se projektligji që PS do të dorëzojë në Kuvend ka si qëllim vendosjen e një kufiri për mbrojtjen e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv. Teksa nënvizoi se nuk do të pranojë pezullimin e ministrave, Rama shtoi se askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë mundësinë për të goditur qeverinë.
“Thënë të gjitha këto, kjo nismë thjesht dhe vetëm adreson boshllëkun vendor të shoqërisë tonë po të doni që lidhet me faktin se për shkak se fryma e kushtetutës dhe orientimet themelore nuk mjaftojnë, praktikat e të gjitha vendeve të cilave përpiqemi t’u ngjajmë, nuk mjaftojnë, atëherë duhet bërë neni me të gjitha interpretimet funksion me funksion. Kjo është arsyeja pse e bëjmë këtë ndryshim. Kush e lidh këtë me rastin konkret, bën gabim të madh. Pezullimi është i papranueshëm dhe për këtë arsye do merremi me pezullimin për ta refuzuar ndërhyrjen në territorin tonë. Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të goditur këtë shumicë qeverisëse”- tha Rama. Versus.al


