Kërkesa e nënkryetarit të Rithemelimit Gazment Bardhit për mocionin me debat për emisionin e RAI3 për Shqipërinë nuk është pranuar nga kryetarja e Kuvendit Lindidta Nikolla.
Gjithashtu Bardhi ka kërkuar dhe futjen e Berishës në grupin parlamentar.
Spaho: Ju detyron të njoftoni që Berisha është pjesë e grupit, ca keni ju me vendimet e grupit të PD. Është përgjegjësia jonë të pranojmë në grup ose jo. Ku e gjeni ju të drejtën të merrni vendime të tilla.
Nikolla: Futet me vendim partie në grup.
Baçi: Para disa kohësh keni marrë një vendim për futjen në grup e PD të disa deputetëve të përjashtuar. Janë dy standarde, janë dy qëndrime të kundërta, jeni në shkelje të ligjit.
Rithemelimi po proteston sot para Kuvendit pas publikimit të investigimit të “Rai3” ku shfaqej ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj teksa rrëfente gjatë një darke sesi kryeministri Edi Rama priste në zyrë eksponentë të krimit të organizuar.








