POLITIKË /

Begaj dekreton Ramën si kryeministër, e cakton përgjegjës për funksionimin e ministres virtuale "Diella"

Pavarësisht sesa e pabesueshme mund të duket, Shqipëria tashmë është shteti i parë me një ministre virtuale, pra jo njerëzore dhe funksionimi i saj do të jetë përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama.

Shkruar nga Versus

Begaj dekreton Ramën si kryeministër, e cakton përgjegjës

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë përgjatë 4 viteve të ardhshme pasi PS siguroi 83 mandate në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Mirëpo risi në dekretin e firmosur nga Begaj është edhe fakti se aty përpilohet se kryeministri Edi Rama do të jetë përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e ministres virtuale të krijuar nga Inteligjenca Artificiale “Diella”.

Begaj dekreton Ramën si kryeministër, e cakton përgjegjës
Dekreti i firmosur nga Begaj

Me këtë të fundit, kryeministri duket se i kishte nisur që sot shkëmbimet e opinioneve, pasi postoi në rrjetin e tij social se e kishte pyetur “Diellën” për situatën në Kuvend. Versus.al

Poll