POLITIKË /

Begaj refuzon Kuvendin për dekretim të menjëhershëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Bajram Begaj nuk e ka pranuar këtë ftesë të Kuvendit dhe ka kërkuar që ligji të kalojë procedurat normale të dekretimit

Shkruar nga B.SH
Begaj refuzon Kuvendin për dekretim të menjëhershëm të
Bajram Begaj

Komisioni i Ligjeve i kërkoi presidentit të republikës, Bajram Begaj autorizim paraprak për të hyrë në fuqi ndryshimet menjëherë sapo u votuan mbrëmë, duke i hapur rrugë KQZ-së që të nisë proçedurat për emigrantët.

Bajram Begaj nuk e ka pranuar këtë ftesë të Kuvendit dhe ka kërkuar që ligji të kalojë procedurat normale të dekretimit, shkruan Euronews.

Burime pranë Presidencës pohojnë se Begaj ka marrë në konsideratë kundërshtitë publike të disa aktorëve për marrëveshjen, mungesën e konsesusit të plotë parlamentar si dhe ndjeshmërinë e lartë publike për çështjen.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: