POLITIKË /

Berisha “arreston” Ramën gjatë “Foltores”, akuza qeverisë

Shkruar nga Versus

Berisha “arreston” Ramën gjatë “Foltores”,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga podiumi i “Foltores” akuzoi Edi Ramën për vjedhje dhe diktaturë. Berisha kërkoi nga qytetarët ti bashkohen protestës kombëtare që do të mbahet në datën 24 Janar.

“Ne kemi sot përballë, regjimin që vetëm vjedh shqiptarët. Mbahen në këmbë me propagandë, trillime dhe mashtrime. Ti japim çmimin që meriton, Edi Rama po ecën drejt grushtit të shtetit, ai sfidon shqiptarët çdo ditë duke çjerrë maskën e tij, duke u thënë se nuk pyet për qytetarët. Edi Rama do të ketë fatin që meriton”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve, ftoi qytetarët ti bashkohen protestës së 24 janarit, që do të mbahet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë protestë kombëtare në datën 24 janar, prandaj po i japim një mesazh, hiq dorë nga shkelja e kushtetutës të largohen.

Në datën 24, duhet të mblidheni të gjithë në këtë shesh, të tregojnë shpirtin e pamposhtur opozitar. Këto ditë, që na ndajnë është jetike për secilin prej nesh, pavarësisht bindjeve të tij politike, duhet të bashkoheni në këtë shesh kundër Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Demokratët në podium kishin vendosur pankartat e Edi Ramës me veshjen e Nicolas Maduros gjatë arrestimit nga SHBA, Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe socialistëve të tjerë./Versus.al

Poll