POLITIKË /

Berisha denoncoi për vjedhje votash në Elbasan, Celibashi: Rasti duhet të hetohet, t’i jepet përgjigje shqetësimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Peqin me të ashtuquajturin “tren bullgar”.

Shkruar nga Versus

Berisha denoncoi për vjedhje votash në Elbasan, Celibashi: Rasti duhet

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Peqin me të ashtuquajturin “tren bullgar”. Ai u pyet nga gazetarët lidhur me këtë fenomen duke u shprehur se KQZ nuk ka dijeni për këtë rast, por theksoi se çdo denoncim i tillë duhet të hetohet nga organet kompetente.

“Jo, nuk kemi dijeni, por ajo që mund të them pa hezitim është që rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht,” tha Celibashi.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha paraqiti fakte që sipas tij kanë ndikuar në manipulimin e zgjedhjeve. Ai u shpreh se në një bar kafene te Peqinit janë gjetur materiale zgjedhore.

Poll