Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paraqitur fakte që sipas tij kanë ndikuar në manipulimin e zgjedhjeve. Ai u shpreh se në një bar kafene te Peqinit janë gjetur materiale zgjedhore.
“Pas një informacioni, deputeti i ardhëm i Elbasanit Blendi Himçi mori vesh mbrëmë që në Pekisht në bar kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i PS ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro.
Sot në mëngjes herët zoti Himçi shkoi vetën në kafenenë, hyri brenda dhe në vendin ku ishte informuar u gjet i gjithë materiali zgjedhor që do të paraqesim tani para jush.
Fletë dhe lista votimesh që flinin prej disa netësh në bar kafenë e Dervish Beqiri.
Karta ID, fletë votimi dhe narkoeuro, bollëk i madh”, tha ai. Versus.al







