POLITIKË /

Berisha i del në mbrojtje Metës: Nuk ka blerë kurrë me kartë krediti, i ka përdorur Kryemadhi

Berisha tha se edhe letërporosia nga SHBA e provonte deklaratën e tij.

Shkruar nga Versus
Berisha i del në mbrojtje Metës: Nuk ka blerë kurrë me
Sali Berisha

Gjatë konferencës që mbajti sot për mediat, kryedemokrati Sali Berisha foli edhe për aleatin e tij Ilir Metën, i cili mbahet në burg prej tetorit të vitit 2024 dhe së fundmi shokoi opinionin publik për shkak të ndryshimit në pamjen e tij.

Duke theksuar se nuk po bënte avokatinë e Metës, Berisha tha se ish-presidenti nuk ka përdorur kurrë karta krediti. Ai shtoi se kartat e biznesmenit Ardian Shatku ishin përdorur nga Monika Kryemadhi e cila e ka kushëri.

“Unë nuk bëj avokatin e Metës, por dërguan letërporosi në SHBA për të bërë hetim për karta krediti, pasi thonë që kanë përdorur ky (Meta) dhe Monika 2 karta krediti të kushëririt të saj. Ka dëshmitarë dhe fakte që Ilir Meta nuk ka përdorur kartë krediti kurrë, as në Shqipëri, as jashtë vendit. Ajo ka përdorur kartë të kushëririt të vet. Që e ka kushëri e ka ajo zonja. Mashtrojnë se kanë përdorur 2 karta”, deklaroi Berisha. Versus.al

 

Poll