POLITIKË /

Berisha njofton protestën e radhës kundër Ramës: T'i përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme

Berisha e akuzoi Ramën për tradhti kombëtare pas vjedhjeve të kryera dhe skandaleve të njëpasnjëshme qeveritare.

Shkruar nga Versus

Berisha njofton protestën e radhës kundër Ramës: T'i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën 12 mars për protestën e radhës para kryeministrisë ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Duke e akuzuar Ramën se me vjedhjet dhe skandalet e qeverisjes së tij e ka kthyer Shqipërinë në vend të rrezikshëm për kombin, Berisha u kërkoi të gjithë shqiptarëve që t’i përgjigjen ftesës për protestën e radhës.

“Për atdhetarinë e çdo shqiptari kudo që ndodhet, ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend tepër të rrezikshëm për të ardhmen e kombit duke përdorur pushtetin e tij. Ndaj duhet t’i përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe kam besim se do i përgjigjemi. Data 12 është kryengritja e radhës. Ftoj qytetarët shqiptarë në 4 anët e Shqipërisë të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale për t’i dhënë përgjigjien e merituar për vjedhjet e tij dhe tradhtinë e lartë kombëtare që iu bën idealeve europiane të popullit shqiptar”- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll