Aktori Florjan Binaj nuk do të jetë më kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për zgjedhjet e ardhshme në bashkinë e Tiranës. Këtë e konfirmoi vetë kryedemokrati Sali Berisha i cili u shpreh hapur se opzita do të vendosë vetë për kandidaturën e saj përballë Ogerta Manastirliut të PS.
Kryedemokrati tha se përgatitjet kanë nisur dhe se kandidatët do të prezantohen shumë muaj përpara zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.
“PD padiskutim që do ju ofrojë qytetarëve të Tiranës në mënyrë transparente kandidaturën më të shkëlqyer. Do bëjë gjithçka për front më të gjerë opozitar dhe t'u rikthejë qytetarëve qytetin. Opozita ka filluar punën dhe së shpejti përfundon procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda partisë. Ndërkohë që po mendohet, po punohet edhe për zgjedhjet lokale.
Pra nuk do jenë dy muaj përpara, ju siguroj do të jenë shumë më herët se zgjedhjet e fundit dhe ne do të bëjmë gjithçka për kandidaturat më të mira”-tha Berisha. Versus.al

