
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij nga selia e PD pas përfundimit të protestës. Ai tha se kishte dijeni për planin e policisë për të bllokuar marshimin. Ndërsa tha se beteja e PD është për jetë a vdekje.
“Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve ‘ja të vdesim ja të rrojmë për liri’. Beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar, për dinjitetin e çdo shqiptari, për të ardhmen e Shqipërisë. Beteja jonë është kryengritje kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në historinë e saj”- u shpreh kryedemokrati.
Berisha u pyet edhe për një datë për protestën e radhës.
“Do ta shohim, nuk kam një përgjigje. Edhe nëse bëhet para zgjedhjeve në PD, kjo nuk ka lidhje”, tha Berisha. Versus.al

