
Kreu i PD-së, Sali Berisha mbajti Foltoren mbrëmjen e sotme para kryeministrisë. Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për korrupsion, duke e krahasuar me diktatorin e Venezuelës, Nicolas Maduro i cili u arrestua nga SHBA për tu gjykuar.
Berisha tha se Rama është si Maduro sepse vodhi mandatet e opozitës dhe është i lidhur me kartelet e drogës.
Pjesë nga fjala e Berishës:
"Viti 2026 ngjason shume me historinë e vitit të rrëzimit të diktaturës komuniste. Sot janë të përhapur narkodiktaturat. Lavdi zotit ushtria amerikane arrestoi Maduron e Venezuelës. Mediat e majtat kontrollohen nga qeveria u bien borive se u shkel ligji ndërkombëtar. Rrëzimi i tyre është mbi ligjin ndërkombëtar.
Nuk ka sovranitet, vendi i të cilit zgjedhjet diktohen nga farsa elektorale. Rama shkelmoi sovranitetin e kombit të tij.
Edi Rama është si Nicolas Maduro sepse mori mandatet e opozitës, ky është i lidhur direkt me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë. Nëse Maduro ka përzënë 20 përqind, Edi Rama ka përzënë 40 përqind të popullatës, ky është më keq se Madoro. Ky preferon shishen e verës 33 mijë euro, dhe bashkëshortja e tij vjedh qindra miliona euro nga AKSHI.
Ne nuk presim që forcat DELTA të zbarkojnë në Surrel, por forcat tona janë protestuesit. Njëlloj si Maduro do të përfundosh në sallën e gjyqit së bashku me bashkëpunëtorët e tu."/Versus.al

