POLITIKË /

Berisha reagon për ndryshimet në qeveri: Metamorfozë e Rilindjes! Në PS nuk ekziston asnjë forum përveç Ramës

Nga dritarja e banesës ku mbahet në arrest shtëpie prej dhjetorit të vitit të kaluar, Berisha ironizoi ndryshimet në kabinetin qeveritar "Rama 3".

Shkruar nga Versus

Berisha reagon për ndryshimet në qeveri: Metamorfozë e Rilindjes!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme lidhur me ndryshimet në qeveri të cilat kryeministri Edi Rama i lajmëroi gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste.

Ai tha se me ndryshimet e sotme, u konfirmua se në PS nuk ekzistojnë forume por vetëm Edi Rama si vendimmarrës në çdo gjë.

“Sot para shqiptarëve doli me të gjithë lakuriqësinë e tij të shëmtuar, kongresi i partisë me katër emra, i cili në dallim nga çdo kongres tjetër në 83 vite, sanksionoi se ajo parti, në atë parti nuk ekziston asnjë forum tjetër, asnjë anëtar forumesh të tjera, ekziston njishi, njishi dhe të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij. Në këtë kontekst, mund ta vlerësojmë kongresin si aktin politik të metamorfozës së rilindjes, metamorfozës së plotë të rilindjes”- tha Berisha.

Ndër të tjera, kryedemokrati ironizoi edhe emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare kuvendi.

“Parë në çdo aspekt, ky kongres ka fytyra njërën më të shëmtuar se tjetrën. Ai në fakt u mbyll edhe si kongresi i spiropalizimit të rilindjes. Figura më fantazmagorike në 32 vite të politikës shqiptare, Zilie Pali, apo Zilie Gjoka u zgjodh kryetare e kuvendit të Shqipërisë.

Por dua të jemi të sinqertë dhe gjërat duhet ti shohim jo me pasion të madh politik se i kemi kundërshtarë, por fjalët që tha ai për deputetët e tij, ishin një kopje e zbutur e fjalëve të mia për ata deputetë”- shtoi ai.

Sipas Berishës, Rama pati vetëm fjalë të mira për deputetin Vullnet Sina ndërsa me të tjerët u tregua i ashpër sepse nuk kishin mbrojtur në Kuvend vëllain e tij Olsi Rama.

"Hajdutë, interesaxhinj, anti-popullorë dhe çdo epitet tjetër. Sot kreu i narkosit gjeti të lavdërojë vetëm Vullnet Sinën se i ka dhënë dorëheqjen me probleme madhore me guroret te fshatarët e labërisë. Kurse të tjerët i quajti minj portal, gjuhë nepërkash. I quajti kështu sepse ata nuk është se nuk kanë mëkate, janë mëkatarë të mëdhenj, por mëkati i tyre më i madh sipas Ramës është se ata nuk mbrojtën Ramën dhe Olsin kur opozita u bëri radiografinë në Parlament.  Në përroin e tij psikik sipas tij opozita është cisternë helmi dhe plurarizmi është një helm. Volli vrer si të ishte ulura ty daja i tij Spiro Koleka”- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: