POLITIKË /

Blushi: Meta i burgosur politik, po i ndodhi gjë në burg, përgjegjës është Edi Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se Ilir Meta prej ditës së sotme është një i burgosur politik, kjo dhe për shkak të drejtësisë së kapur dhe në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Shkruar nga Versus

Blushi: Meta i burgosur politik, po i ndodhi gjë në burg,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se Ilir Meta prej ditës së sotme është një i burgosur politik, kjo dhe për shkak të drejtësisë së kapur dhe në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Blushi tha se opozita do të intensifikojë aksionin politik dhe shtoi se nëse Metës i ndodh gjë në burg Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale.

“Vendimi i sotëm politik i kamikazëve të GJKKO për të lënë në arrest me burg, pa prova, fakte, presidentin e PL, Ilir Meta, i diktuar nga mafia antishqiptare dhe i urdhëruar nga Rama është një akt i rëndë që konfirmon rënin e shtetit ligjor, kapjen për fyti të drejtësisë, të vendosur në shërbim të narkoshtetit.

Ky vendim i turpshëm i neveritshëm i Gjykatës Kombëtares Kundër Opozitës konfirmon rrëshqitjen e Shqipërisë në diktaturë, nuk është gjë tjetër veçse vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit kundër Ilir Metës, PL, pluralizmit dhe demokracisë që u konsumua nga Altin Dumani dhe ish hetuesi i diktatorës Arben Kraja.

Akti i burgosjes së Metës vjen pas skenarit për eliminim e tij fizik provon kapjen e institucioneve të drejtësisë, që janë kthyer në vrasës me pagesë të opozitës.

Ilir Meta është sot i burgosur politik për shkak të qëndrimeve të tij në mbrojtje të interesit kombëtar. Edi Rama ka kaluar çdo vijë të kuqe. E vetmja rrugë është përballja dhëmb për dhëmb”, tha Blushi.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: