Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot me një postim në rrjetin social “facebook” ku njoftoi se që prej 2019-ës, 237 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes që parashikon çekun prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, çekun 80 mijë lekësh për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për të tretin.
“Mirëmëngjes dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama. Versus.al







