POLITIKË /

Burg për ata që parkojnë 'dysh' ose ndërtojnë pa leje, Kuvendi mblidhet sot për ndryshime në Kodin Penal

Shkruar nga Versus

Burg për ata që parkojnë 'dysh' ose ndërtojnë

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë një seancë plenare duke patur në rend dite dy pika kryesore që janë rishikimi i buxhetit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Për buxhetin bëhet fjalë për një ndryshim në atë të vitit 2025 për të cilin u kaluan 15 miliardë lekë në skemën e pensioneve.

Ndërkohë për Kodin Penal, pritet të miratohen ndryshime të cilat dekriminalizojnë shpifjen dhe parashikojnë mbrojtje për gazetarët duke i dënuar personat që i kërcënojnë apo dhunojnë. Gjithashtu në ndryshime përfshihet edhe ashpërsimi i dënimeve për ndërtimet e paligjshme, parkimin dysh me 1 vit burg nëse bllokohet korsia e emergjencës dhe zjarrvënia.

Axhenda e plotë:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare të datës 27.1.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.1.2026.

2. Njoftime.

3. Akti normativ nr. 11, datë 19.12.2025 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, "Për buxhetin e vitit 2025", të ndryshuar.

4. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente".

5. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024".

6. Projektligji "Për ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore "Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale".

7. Projektligji "Për ratifikimin e vendimit nr. 6/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore "Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë"".

8. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme në produktet e duhanit".

9. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.

10. Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.

11. Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

12. Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", të ndryshuar.

13. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope"".

14. Projektligji "Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, "Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", të ndryshuar.

15. Projektligji "Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje".

16. Projektligji "Për lobimin në Republikën e Shqipërisë".

17. Projektligji "Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve".

18. Projektligji "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike".

19. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 "Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

20. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 "Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit".

21. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 "Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.

22. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. Versus.al

Poll