POLITIKË /

Celibashi kundër depolitizimit të plotë të administratës zgjedhore: Partitë politike, s’do pranonin rezultatin

Shkruar nga Versus

Celibashi kundër depolitizimit të plotë të

Kryetari i komisionit Qendror  të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij të mbajtur në tryezën e organizuar nga komisioni i Venecias, OSBE dhe KQZ, u shpreh kundër një “depolitizimi të plotë” në administrimin e procesit zgjedhor.

Ai tha se një gjë e tillë do të sillte një mos-pranim rezultati nga ana e partive politike, kështu që propozoi që pjesëmarrja e partive politike në proces të jetë e moderuar.

“Ka një disporopocion mes të drejtës që partitë kanë për të qenë prezentë ne administrimin e zgjedhjve. Por kjo në gjykim tim personal nuk do të thotë se në të paktën në situatën dhe në stadin poltik dhe social ku ndodhet vendi partitë të përjashtohen nga administrimi ose nga prezenca në administrimin e procesit zgjedhor. Heqja fare e partive do të sillte mos pranim rezultati prej tyre. Jo depolitizim i plotë. Partitë të jenë në proçes, por jo tërësht dhe vetëm ata”, tha Celibashi.

Më herët KQZ ka propozuar që numërimi i votave të emigrantëve të mos bëhet nga përfaqësues të partive politike, për të shmangur pretendimet e palëve për shkelje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: